Realizoi golin e dytë në kampionat, sulmuesi kuqezi pjesë e formacionit të javës në Spanjë

Realizoi golin e dytë në kampionat, sulmuesi kuqezi pjesë e formacionit të javës në Spanjë

10:21, 24/09/2024

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni vazhdon ecurinë pozitive me skuadrën e Granada-s.

Në këtë nisje sezoni në La Liga 2, sulmuesi “kuqezi” ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës.

Ai shënoi në barazimin ndaj Elches në javën e pestë të kampionatit si dhe në ndeshjen e javës së gjashtë ndaj Malaga-s, me të dyja takimet që u mbyllën me rezultatin 2-2.

Forma e mirë që po kalon ka bërë që Myrto Uzuni të përfshihet në formacionin e javës në La Liga 2.

Image

Falë golit tij kundër Malaga-s, shqiptari është përfshirë në formacionin e javës të përzgjedhur nga “sofascore”, me Uzunin që është vlerësuar me notën 7.6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco