Frikë nga Reali, PSG kërkon të shmangë një tjetër rast “Mbappe”

Frikë nga Reali, PSG kërkon të shmangë një tjetër rast “Mbappe”

10:04, 24/09/2024

Achraf Hakimi  është në agjendën e Realit të Madridit, klub që gjithmonë synon të marrë futbollistët më të mirë në qarkullim për çdo pozicion.

Mirëpo PSG kërkon të shmangë një tjetër rast “Mbappe”. Kontrata e mbrojtësit të krahut me PSG-në (është rritur në akademinë e Realit), i cili spikati në futbollin elitar te Borussia e Dortmundit dhe Interi, përfundon në vitin 2026 dhe klubi “merengues” do të ishte i gatshëm ta presë si lojtar i lirë.

Mirëpo gjigantët francezë nuk dëshirojnë ta humbasin falas, kështu që po punojnë për t'i ofruar rinovimin, siç siguron gazetari italian i specializuar për lëvizjet e futbollistëve, Fabrizio Romano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco