Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

09:48, 24/09/2024

Është privilegj të jesh zot i fatit tënd. Enzo Zidane (Bordeaux, 1995) e ka ushtruar këtë të drejtë për t'i dhënë fund karrierës futbollistike para se të mbushte 30 vjeç. Një ëndërr që nuk ka përfunduar siç e kishte imagjinuar gjithmonë.

Flaka e iluzionit u zbeh me kalimin e kohës derisa u shua plotësisht. Demotivimi e ka bërë që t'i thotë lamtumirë dashurisë së tij të madhe që në fëmijëri: topit. Në moshën 29-vjeçare, topi ka shkuar në depon e pasioneve të thyera.

Nuk është e lehtë të bësh emër në futboll kur je djali i një prej më të mirëve të historisë. Fama e babait do të përndjekë kudo: edhe nëse ke talent, do të jetë e vështirë spikatësh me një mbiemër që ta vret veshin menjëherë. Vendimi për t’u tërhgequr është konsultuar me familjen.

Do të kishte dashur të kishte sukses te Reali i Madridit, duke ndjekur gjurmët e babait të tij apo të atij që admironte aq shumë, Luka Modric, por Enzo duhej të hiqte dorë nga dëshira e tij e madhe dhe të largohej nga klubi ku u për 13 vjet. Kënaqësinë e stërvitjes si lojtar i ekipit të parë e kishte ndier shumë pak.

Karriera e Enzo Zidane

Djali i madh i legjendës Zinedine Zidane pati një karrierë pa shkëlqim. U formua si futbollist në akademinë e Realit, por kurrë nuk u bë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Ka luajtur për ekipe të ndryshme si: Alaves, Lausanne-Sport, Rayo Majadahonda, Almería, Rodez e së fundmi Fuenlabrada. Tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco