Shkarkimi i De Rossit, presidenti i klubit: Ndarja ishte shumë e vështirë, ndoshta një ditë do të kthehet

Shkarkimi i De Rossit, presidenti i klubit: Ndarja ishte shumë e vështirë, ndoshta një ditë do të kthehet

09:45, 24/09/2024

Në ditën e blerjes së shumicës së aksioneve të Everton, Dan dhe Ryan Friedkin lëshuan një deklaratë zyrtare për të shpjeguar shkarkimin e Daniele De Rossi nga Roma, veprim i cili shkaktoi thyerjen e klubit me “Curva Sud” dhe dorëheqjen e mëvonshme të CEO, Lina Souloukou.

Presidenti i klubit ka provuar për të bërë paqe me fansat verdhekuq, përmes një mesazhi publik: “Ne kemi respekt të thellë për Daniele, jemi të bindur se ai do të ketë karrierë të suksesshme si trajner dhe ndoshta një ditë do të kthehet te Roma. Ndarja prej tij ishte një vendim shumë i vështirë, por e morëm me besimin se është rruga e duhur për të synuar trofe këtë sezon. Për ju, tifozë të jashtëzakonshëm: ne e njohim përgjegjësinë e madhe që na është besuar në drejtimin e këtij klubi historik, besnikëria juaj e vazhdueshme është forca jonë. Ne vazhdojmë të punojmë për të ardhmen. Ne i vlerësojmë mendimet tuaja dhe duam t’ju sigurojmë se i dëgjojmë ato”. A do të mjaftojë ky mesazh për të sjellë paqen pas stuhisë?

Presidenca verdhekuqe këtë gjë synon: “Futbolli vlerësohet globalisht për bukurinë e tij unike. Çdo ndeshje është plot pasion, emocione dhe paparashikueshmëri. Kjo është arsyeja pse e duam atë. Por, përtej rezultateve në fushë, përgjegjësia jonë si pronarë të klubit është të marrim vendime të rëndësishme, që besojmë se janë në interesin më të mirë të Romës, edhe kur ato janë jashtëzakonisht të vështira. Fushata e nënshkrimeve të verës shënoi fillimin e një projekti strategjik shumëvjeçar, të krijuar për ta rikthyer Romën në majat e futbollit europian.

Zhvillimi i një stadiumi të ri, një element kyç i këtij vizioni, tashmë është duke u zhvilluar dhe do t’i bëjë  Presidenca e Romës: Ishte shumë e vështirë ndarja me De Rossin, ndoshta një ditë do të kthehet. Dëshirojmë ta themi këtë: kemi respekt të thellë për Daniele, jemi të bindur se ai do të ketë një karrierë të suksesshme si trajner, ndoshta një ditë do të kthehet te Roma. Ndarja me të ishte një vendim shumë i vështirë, por e morëm me besimin se është rruga e duhur për të synuar trofe këtë sezon. Ne mbetemi investitorë aktivë në sektorin e sportit, e duam futbollin e bukur. Blerja e mundshme e Evertonit nuk e ndryshon në asnjë mënyrë angazhimin tonë ndaj Romës. Përkundrazi, sinergjia mes klubeve mund t’i sjellë vetëm avantazhe Romës.

Çdo klub në portofolin tonë funksionon në mënyrë të pavarur dhe Roma mbetet në qendër të ambicieve tona futbollistike. Ju mund të jeni të sigurt, angazhimi ynë në aspektin e kohës, burimeve dhe energjisë ndaj Romës nuk do të reduktohet. Qëllimi ynë është i qartë: ta shohim Romën të konkurrojë vazhdimisht në nivelet më të larta të futbollit europian. Ju, tifozë të jashtëzakonshëm, jeni shpirti i klubit. Qëllimi ynë është t’ju bëjmë krenarë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco