E zbulon Marca: Topin e Artë e fiton 'ylli' i Realit!

E zbulon Marca: Topin e Artë e fiton 'ylli' i Realit!

09:26, 24/09/2024

Vinicius Junior, fitues i Topit të Artë! Ky është parashikimi i prestigjiozes spanjolle Marca për mbrëmjen gala të 28 tetorit, që do të zhvillohet në Paris.

Bota e futbollit tashmë e konsideron sulmuesin e Realit të Madridit si një nga më të mëdhenjtë dhe tani France Football po përgatitet t’i dorëzojë Topi i Artë.

Futbollisti i rritur te Flamengo reflekton qind për qind se çfarë do të thotë të besosh tek mundësitë e tua, të rritesh përballë fatkeqësive për t'u treguar të gjithëve se mundi ka shpërblimin e vet, në këtë rast në formën e arit, atë që secili një nga futbollistët në planetin e futbollit kërkon.

“Ylli” i galasë së 28 tetorit

Sulmuesi brazilian e ka merituar plotësisht për të qenë “ylli” i galasë së Topit të Artë më 28 tetor, në teatrin Chatelet, në kryeqytetin francez. Nuk ka qenë aspak e lehtë të arrish majat e botës së futbollit. Të ndihesh si qendra e universit të futbollit, i rrethuar nga “yje”, është diçka e rezervuar për më të mëdhenjtë dhe sulmuesi i Realit të Madrid tashmë është, siç vërtetohet nga statistikat e tij, mes atyre që kanë shkruar historinë e futbollit.

Edhe pse France Football do ta zbulojë pronarin e ri të Topit të Artë më 28 nëntor, për Marca-n  nuk ka asnjë dyshim: fituesi do të jetë Vinicius Junior!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco