Zyrtare/ Uzuni me trajner të ri, Granada firmos me 59-vjeçarin spanjoll

Zyrtare/ Uzuni me trajner të ri, Granada firmos me 59-vjeçarin spanjoll

09:05, 24/09/2024

Granada ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi ku aktivizohet Myrto Uzuni ka firmosur me Fran Escribá. Lajmi është bërë publik nga skuadra e La Liga 2, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

 

“Klubi i Futbollit të Granadës ka arritur një marrëveshje me Fran Escribá për të qenë trajneri i ri i ekipit të parë të rojiblanco” – shkruan klubi.

59-vjeçari spanjoll ka drejtuar më parë skuadra si Elche, Getafe, Villareal, Celta Vigo dhe së fundmi Zaragoza. Objektivi kryesor i Granadës tani është rikthimi sa më shpejt të jetë e mundur në elitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco