Luis Enrique: Si i binda drejtuesit e PSG-së të ndryshonin strategjinë

Luis Enrique: Si i binda drejtuesit e PSG-së të ndryshonin strategjinë

09:01, 24/09/2024

Në një intervistë për Movistar+, luis Enrique kujtoi bisedat që kishte zhvilluar me drejtuesit parizienë, ktë cilëve u propozoi një ndryshim strategjik përpara se të merrte komandën teknike të klubit:

“Kur u punësova, më duhej të bindja përgjegjësit, presidentin dhe Luís Campos se kjo është rruga e duhur. Me lojtarët e mëparshëm nuk do të kisha ardhur. Ata nuk kishin nevojë për mua për këtë. Erdha sepse rrethanat ishin ato që doja të ishin. Unë thashë... “nëse janë këta lojtarë, do të vij', por me liri të plotë. Ideja ishte të ktheheshim në rrugën e duhur.

Në të ardhmen, të mos paguajmë shuma të tepruara për lojtarët që nuk e kanë atë çmim. Nuk është e mirë për lojtarin apo për shëndetin sportiv. Vitin e kaluar, pata një sfidë me Mbappénë, e cila ishte të nxirrja versionin më të mirë të tij dhe të fitonte tituj. Ne e bëmë atë. Tani kemi ndryshuar modelin e lojës. Ne po mundohemi të maksimizojmë aftësitë e kësaj skuadre”, tha spanjolli para se të vlerësonte francezin dhe t'i uronte të gjitha të mirat te Reali.

“Në rastin e Kylianit, gjeta një lojtar të mrekullueshëm dhe një person të një niveli të jashtëzakonshëm, siç e gjen rrallë kur arrin dhe sheh një lojtar të këtij niveli njerëzor. Mëkat që shkoi në Madrid! Sidomos për ne, në atë kohë.”

Enrique komentoi edhe përplasjen me Bacelonën në Champions, ku iu desh të eliminonte ish-skuadrën e tij.

“Ishte e tmerrshme. Të kthehesha në shtëpi kundër klubit që më dha më shumë si lojtar dhe trajner ishte e tmerrshme për mua dhe ekipin tim. Ne merituam më shumë në ndeshjen e parë, humbëm dhe pati shumë kritika kundër meje. Marrëdhënia ime me Barcelonën është unike. Ndihem shumë i dashur nga klubi dhe tifozët. Nuk mund ta imagjinoj një finale kundër Barcelonës. Shpresoj që këtë sezon të mos luajmë më kundër tyre”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco