Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Futbolli për të gjithë, Europa feston javën e ‘UEFA Grassroots 2024’

Futbolli për të gjithë, Europa feston javën e ‘UEFA Grassroots 2024’

19:08, 23/09/2024

Java që sapo ka nisur është shumë e rëndësishme për futbollin europian, pasi festohet java e “UEFA Grassroots”, futbolli i bazës që siguron që loja e bukur e futbollit të jetë e aksesueshme për të gjithë.

Çdo muaj shtator, UEFA manifeston javën e “UEFA Grassroots”, që ka një rëndësi të veçantë për federatat anëtare të futbollit. Futbolli i bazës është themeli i sportit tonë, duke e bërë lojën e bukur të aksesueshme për miliarda njërëz në mbarë botën.

Futbolli i bazës është një nga shtyllat që përbëjnë strategjinë e shpalosur nga Federata e Futbollit, “Futbolli për Kombin 2022-2025”, një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit, që në bashkëpunim me UEFA-n ka zbatuar disa projekte në vendin tonë  si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”, projekti më i fundit i ndërmarrë nga FSHF për të zhvilluar futbollin e bazës në Shqipëri.

Futbolli profesionist dhe i nivelit elitar nuk do të ishte i mundur pa futbollin bazë dhe java e UEFA Grassroots 2024 premton të jetë një festë e gjithçkaje që e bën lojën të shkëlqyer.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco