Granit Xhaka s’kënaqet me tri pikët: Pësojmë shumë, s’më intereson një fitore e tillë

Granit Xhaka s’kënaqet me tri pikët: Pësojmë shumë, s’më intereson një fitore e tillë

13:19, 23/09/2024

Jo çdo fitore vlen për Granit Xhakën. Autor i një asisti në fitoren me përmbysje 4-3 të Bayer Leverkusenit ndaj Wolfsburgut, “ylli” i “Aspirinave” shkund shokët e skuadrës, të cilët i kritikon për performancën e dhuruar në ndeshjen e fundit.

“Duhet të bëjme autokrititë, nuk është e mundur që ne të pësojmë tre gola në çdo ndeshje”.

Bayer Leverkuseni ka pësuar 9 gola në 4 ndeshjet e para të Bundesligës, që “përkthehet” ndryshe në mbrojtjen e katërt më të keqe për momentin në kampionat.

“Kjo ka të bëjë me performancën e gjithë ekipit. Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në mbrojtje, po pësojmë shumë. Me topin ne jemi aq të mirë si më parë. Sigurisht, ne kemi cilësinë për të shënuar 10 gola për ndeshje, kjo është shumë e mirë, por nuk më intereson. Dua të di nga shokët e skuadrës pse nuk po luajmë të bashkuar në fazën mbrojtëse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco