Gjashtë fitore nën drejtimin e Flick, vetëm dy trajnerë kanë bërë më mirë se gjermani

Gjashtë fitore nën drejtimin e Flick, vetëm dy trajnerë kanë bërë më mirë se gjermani

13:08, 23/09/2024

Kampionati i Barcelonës filloi në një mënyrë vërtet të pabesueshme, thuajse e papritur, pas sezonit të vëhstirë dhe një tjetër vere me shumë vështirësi. Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore, vendi i parë në renditjen e La Ligas me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit. Siç thuhet në faqen zyrtare të “Blaugranave”, është një nga nisjet më të mira në historinë e klubit.

Kjo është në fakt vetëm hera e shtatë që Barça arrin të fitojë gjashtë ndeshjet e para të kampionatit dhe vetëm dy herë ia ka dalë më mirë: ky sukses u arrit nga Tata Martino, i cili vendosi rekordin e tetë fitoreve në sezonin 2013/14, dhe Ernesto Valverde, i cili fitoi shtatë në 2017/18.

“Katalanasit” do të luajnë në shtëpi, kundër Getafes, të mërkurën, kështu që mund të barazohet ecuria e Valverdes,  aktualisht në pankinën e Athletic Bilbaos.

Gjashtë fitore radhazi, së bashku me Hansi Flick, kanë arritur edhe anglezi James Bellamy (sezoni 1929/30), i madhi Johan Cruyff (1990/91), Louis van Gaal (1997/98), Pep Guardiola (2009/10) dhe i ndjeri Tito Vilanova (2012/13).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco