Australia me trajner të ri, ja kush e zëvendëson të larguarin Arnold

Australia me trajner të ri, ja kush e zëvendëson të larguarin Arnold

12:16, 23/09/2024

Federata e Futbollit të Australisë ka njoftuar emërimin e trajnerit të ri pas dorëheqjes së Graham Arnold. Tony Popovic do të jetë tekniku i ri i Socceroos: ish-mbrojtësi 51-vjeçar i Crystal Palace do të ketë për detyrë të ringjallë formën e ekipit në kualifikueset e Botërorit 2026, pas humbjes befasuese 1-0 në shtëpi kundër Bahreinit dhe barazimit pa gola me Indonezinë në ndeshjet e shtatorit.

Këto janë fjalët e Popoviç:

"Është koha më e mirë për të filluar këtë përvojë, mezi pres të filloj. Objektivat? Nuk do të jem kurrë i kënaqur nëse fitojmë dhe nuk luajmë mirë. Do të jemi të kënaqur me fitoren, por ne duhet të sigurohemi që stili i lojës të përmirësohet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco