Luksi i shfrenuar i Mayweather, njihuni me ‘bishën’ e re që i shtohet koleksionit të tij të makinave

Luksi i shfrenuar i Mayweather, njihuni me ‘bishën’ e re që i shtohet koleksionit të tij të makinave

12:06, 23/09/2024

Floyd Mayweather nuk ka në mendje t’i frenojë pasionet e tij më të mëdha: luksi i shfrenuar, udhëtimet në vendet më të bukura të planetit, vizitat në dyqanet më luksoze, nga ku largohet gjithmonë i ngarkuar me çantat që mbajnë asistentët e tij.

Ish-kampioni i botës në boks vazhdon t’i shtojë mjete luksoze me fuqi të lartë motorike koleksionit të tij.

Modeli që sapo i është shtuar koleksionit të tij është Mercedes G Brabus 700 Tiffany Edition (peshon dy tonë). Duhet të jetë e frikshme të dëgjosh se si gjëmon motori i tij me 8 cilindra, i aftë të japë 571 kuaj fuqi dhe me shpejtësi deri në 240 km/h. Shkon nga 0 në 100 metra në vetëm 4, 9 sekonda. Pjesë të shumta të makinës janë ndërtuar me fibra karboni.

Image

Por Mayweatherit i pëlqen të japë spektakël në rrjetet sociale duke postuar tufa me para me prerje 100-dollarëshe. Për të kënaqur kureshtjen e disave, një tufë prej 100 kartëmonedhash ka një trashësi të përafërt prej një centimetri. Domethënë, 10 mijë dollarë do të futeshin në një centimetër. Pra, një shufër rreth 15 cm e lartë, siç duken paratë e shpenzimeve të Mayweather, mund të përmbajë rreth 150,000 dollarë.

Image

Në çdo rast, shifra mbetet nën vlerën e makinës. Versioni standard Mercedes G Brabus 700 tashmë ka një çmim, pa opsione shtesë, prej 226,000 eurosh. Pra, prodhimi i kufizuar Tiffany mund të shkojë mbi 300,000 euro.

Pak, në çdo rast, për pasurinë e ish-boksierit, që llogaritet të jetë rreth 400 milionë dollarë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco