Pas një dëmtimi muskulor, mesfushori shqiptar rrezikon grumbullimin me Kombëtaren për sfidat e tetorit

Pas një dëmtimi muskulor, mesfushori shqiptar rrezikon grumbullimin me Kombëtaren për sfidat e tetorit

11:00, 23/09/2024

 

Medon Berisha është dëmtuar para dy ditësh, saktësisht para duelit me Parmën, pasi pësoi një dëmtim muskulor.

Është klubi i Lecces që ka bërë të ditur diçka të tillë, ndërsa ka zbuluar se futbollisti shqiptar ka një zgjatim të rectus femoris. Siç dihet një dëmtim i tillë kërkon minimalisht 3-4 javë për t’u rikuperuar, me Berishën që do të jetë në luftë me kohën.

Kjo pasi tashmë mesfushori rrezikon edhe grumbullimin me Kombëtaren për sfidat e muajit tetor. Ky do të jetë një “hall” për Sylvinhon, pasi nëse Berisha nuk ia del duhet të gjejë një zëvendësues për të.

Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në Nations League në muajin e ardhshëm. Të dyja takimet do të zhvillohen në transfertë, përkatësisht ndaj Çekisë më 11 tetor dhe ndaj Gjeorgjisë më 14 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco