VIDEO/ ‘Djalli’ prish ‘magjinë’ zikaltër, derbi i Madoninës vishet kuqezi

VIDEO/ ‘Djalli’ prish ‘magjinë’ zikaltër, derbi i Madoninës vishet kuqezi

22:41, 22/09/2024

Milani më në fund thyen mallkimin, triumfon në derbin e Madoninës duke prishur serinë e humbjeve radhazi (6) ndaj rivalit të madh, për t’i thënë frymëmarrje edhe trajnerit Fonseca, që ishte “në fije të perit” pas startit të dobët të sezonit dhe humbjes së fundit në “San Siro” përballë Liverpoolit.

Heroi  i “Djallit” në këtë derbi rezultoi një prodhim kuqezi si Matteo Gabbia, i cili realizoi golin e fitores 2-1 dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Më herët kishin shënuar Pulisic, pas një veprimi fantastik individual, dhe Dimarco, që barazoi përkohësisht rezultatin.

Në fitore e madhe dhe me zemër e Milanit, që dha më shumë se maksimumin në fushë në një moment shumë delikat, kur kërkohej medoemos kthesa.

 

Zhbllokohet pa u mbushur 10 minuta lojë derbi i Madoninës. I jashtëzakonshëm Chrisian Pulicis, i cili pasi merr një top në gjysmëfushën e Interit, depërton me forcë dhe shpëjtësi drejt portës, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin Sommer me një goditje të befasishme.

Shpërthen në festa pjesa kuqezi e “Sa Siros”, që shpreson të thyejë mallkimin dhe të fitojë derbin e parë pas gjashtë humbjesh radhazi.

 

 

 Zgjat më pak se 20 minuta epërsia e Milanit në derbin e Madoninës. Dimarco, i shërbyer nga Lautaro Martinez, lëshon një diagonale të pakapshme për Maignan, 1-1.

 

 

Milani dha zemrën në fushë gjatë pjesës së dytë dhe pak para se të mbyllej koha e rregullt realizoi golin e fitores me Gabbian.

GABBIA WHAT A GOAL I LOVE YOU THANK YOU SO MUCH

WHAT AN ASSIST TIJJANI 🤯
pic.twitter.com/FpTaGBegDE

— gabe🇵🇹 (@itsgabe20) September 22, 2024 ">http://

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco