Tetova: Elbasani, ekip i pjekur, të kënaqur me lojën që shfaqëm

Tetova: Elbasani, ekip i pjekur, të kënaqur me lojën që shfaqëm

22:33, 22/09/2024

Edlir Tetova shprehet një pikë e marrë përballë një skuadre të fortë si Elbasani është e pranueshme.

“Kishim një formacion të detyruar. Zbritëm Aleksin për shkak të problemeve të Malotës. Si kronologji loje, siç rodhi ndeshja, duhet të jemi të kënaqur për lojën që shfaqëm, Elbasani është një ekip i pjekur, po tregon që ka futboll”.

Nostalgjia: “Ishte një farë emocioni, unë kam dalë kampion këtu, në vitin 2006, kur kalojnë minutat më pas je i fokusuar te loja.”

Mungesa e golit: “Nuk po çalonim në fazën sulmuese, thjesht ishim vonë në lëvizjet sulmuese, për faktin që Elbasani ishte i gjithi në gjysmëfushën e tij. Duhet të kishim më shumë qartësi me pasat e shkurta. Te pjesa e sulmit kishte shumë pasa të humbura. Edhe Kasa vjen nga dëmtimi, bëri mirë për aq sa u fut. Ka ndeshje para, mendoj do të ketë minutazh më tepër”, deklaroi Tetova pas ndeshjes. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco