Ilir Daja: Kemi probleme me sulmin, pushimi do të na ndihmojë

Ilir Daja: Kemi probleme me sulmin, pushimi do të na ndihmojë

22:26, 22/09/2024

Trajneri i Dinamos Ili Daja, e pranon se skuadra e tij nuk po funksionin si duhet në fazën e sulmit. Pas barazimit me Teutën në Durrës, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Unë do i vendosja një paralele si në ndeshjen me Skënderbeun. Kemi probleme me sulmin, duhet ta mbajmë më shumë topin në administrim nga poshtë, për t’u spostuar në zonat e kundërshtarit. Rastet krijohen. Në rastet me Zabërgjën dhe Bregun kishim mundësi të dyfishonim rezultatin, por mund edhe të pësonim nga krahu tjetër. Ndërprerja mbas 2 javëve do të na japë mundësi të rregullojmë organizimin në fazën e sulmit, për të mos e humbur topin shpejt. 

E kishim parë Teutën dhe e dinim ku ishin hapësirat që duhet të merrnim. Ndërrimi i zonave në lojë, mund të na krijonte përshtjellim. Lojtarët të mos bëjmë vetëm spostime, por të dinë edhe përgjegjësinë e rolit. Nuk kemi freskinë e duhur. Humbja e topit në fazën e sulmit na kushton shumë humbje energjish.

Kemi punuar në 2 variante. Me aq forca sa vinte Teuta në presing, duhet të gjenim korridoret dhe të krijonim superioritet në linjat e qendrës. Lojtarët e kanë më të zorshme për ta organizuar sulmin pa humbje të topave.

Ne duhet të funksionojmë të gjithë si grup. Ishte më shumë një bashkim. Goli ishte për të gjithë ekipin”, u shpreh Daja për emisionin “Super Gol”. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco