Elbasani ndal Egnatian, ndajnë pikët edhe Teuta me Dinamo City-n

Elbasani ndal Egnatian, ndajnë pikët edhe Teuta me Dinamo City-n

21:58, 22/09/2024

Vllaznia mbetet e vetme në krye të kategorisë Superiore me 13 pikë dhe për këtë duhet të falënderoi AF Elbasanin, që ia doli të ndalte në një barazim pa gola Egnatian në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje me ritëm dhe mundësi në të dyja portat, por rrjetat mbetën të paprekura, me skuadrat që ndanë pikët.

Barazimi i tretë në këtë javë të gjashtë të Kategorisë Superiore u arrit në ndeshjen mes Teutës dhe Dinamo City-t e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja shënoi e para me Zabërgjan në minutën e fundit të pjesës së parë.

Reagimi i vendësve nuk vonoi e në minutën e 65-të Torraj ktheu ekuilibrin në rezultat.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, nuk pati ndryshim tjetër rezultati në minutat e mbetura të lojës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco