Brdariç: Mala fenomenal, tri pikë të merituara

Brdariç: Mala fenomenal, tri pikë të merituara

21:47, 22/09/2024

Tomas Brdariç, trajner i Vllaznisë, e cilëosi të merituar suksesin e skuadrës së tij ndaj Bylisit në javën e pestë të Superiores.

“Duhet ta meritosh fatin. Falënderoj tifozët, të gjithë që ishin në stadium dhe na mbështetën. Po ashtu edhe ekipin për fitoren, pasi asnjë ndeshje nuk është e lehtë, secila ka mënyrën e vet të qasjes dhe në fund të ditës tri pikët ishin të merituara.

Së pari i uroj sa më të mirën Alivodës. Të çosh një lojtar në nivel tjetër, është fitore. Sot u thashë lojtarëve që Sala nuk është një zëvendësim për Alivodën, por është koha e tij për të luajtur.

Kemi punuar shumë që të jemi një ekip i fortë, të kemi një strategji tonën, një sistem loje. Mala mund të luajë disa pozicione, si implementon detyrat, është fenomenal. Ai na ndihmon edhe me eksperiencën e tij për të fituar ndeshjen.

Delaj-Dodaj: “uhet të rritim lojtarët sidomos në pjesën individuale. Por u duhet kohë. Deri tani nuk kanë ende 90 minuta të luajnë në këmbët e tyre, kemi analizuar me stafin edhe është diçka taktike që i kemi lojtarët e krahëve shumë të mirë me cilësi të ndryshme dhe ia bëjmë të vështirë kundërshtarit të mbrohet. Është e mirë për ne që kemi mundësi të tilla dhe mund të vazhdojmë këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme.”

Komunikimi: “Kuptoj shqip më shumë se ua merr mendja. Më pëlqen të jem këtu në Shkodër te Vllaznia, me aq sa di, jam në rregull. Por dua të jap përgjigje në mënyrë profesionale, ju pretoj që shumë shpejt do të shpjegoj gjithçka në shqip, është sfida ime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco