Juric debuton me fitore, Roma shkatërron Udinesen në “Olimpico”

Juric debuton me fitore, Roma shkatërron Udinesen në “Olimpico”

20:47, 22/09/2024

Roma ngre menjëherë kokë pas largimit të Daniele De Rossit. Ekipi kryeqytetas fitoi thellë 3-0 ndaj Udineses në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Juric, duke siguruar suksesin e parë sezonal në Serinë A.

Edhe pse u kontestuan përgjithësisht nga tifozët për rezultatet e dobëta të fillimsezonit, që çuan në largimin e De Rossit, verdekuqtë dominuan me Udinesen, së cilës i shënuan tre gola.

Dovbyk e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 19-të, i shërbyer nga El Sharaawy, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë minimale të vendësve.

Sapo nisi fraksioni i dytë, Dybala shndërroi në gol një 11-metërsh, me rezultatin që shkoi në 2-0.

Golin e rezultatit përfundimtar 3-0 e shënoi Baldanzi në të 70-tën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco