VIDEO/ Barcelona ‘uragan’, i jep ‘shuplakë’ Villarrealit

VIDEO/ Barcelona ‘uragan’, i jep ‘shuplakë’ Villarrealit

20:33, 22/09/2024

Barcelona, “uragan” që shkatërron çdo kundërshtar që i del përpara në La Liga. Në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll, vetëm pak ditë pas disfatës me Monacon në Champions, katalanët shkatërruan 5-1 Villarrealin në transfertë me dy gola të Robert Lewandowskit, dy të Raphinas dhe një të Pablo Torre.

Dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, që kaloi në epërsi të dyfishtë me “bomberin” polak, i cili realizoi në minuat 20’ dhe 35’.

Perez i Villarrealit shkurtoi diferencën përkohësisht në 1-2 pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa në të dytën për Barcelonën realizuan tre gola të tjerë Torre dhe Raphina (dygolësh).

Pas javës së 6-të, Barcelona kryeson e shkëputur me 18 pikë të plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco