VIDEO/ Manchester City shmang humbjen në frymën e fundit, Arsenali ‘flirton’ me fitoren

VIDEO/ Manchester City shmang humbjen në frymën e fundit, Arsenali ‘flirton’ me fitoren

19:33, 22/09/2024

Arsenali për pak i bën gjëmën Manchester City-t brenda në “Etihad”. Londinezët ia dolën të merrnin një pikë falë barazimit 2-2, dhe ç’është më e rëndësishmja e pësuan golin e dytë vetëm në minutë ne 109-ë, edhe pse luajtën gjatë gjithë pjesës së dytë me një lojtar më pak (Trossard u ndëshkua me karton të kuq).

Vjen ndalesa e parë për ekipin e Pep Guardiolës, që deri në këtë moment kishte pasur një ecuri perfekte prej katër fitoresh radhazi në Premier League.   

Mbyllet me fitoren e Arsenalit pjesa e parë e superndeshjes së ditës në Premier League. Edhe vendësit kaluan shumë shpejt në epërsi, ekipi londinez ia doli të përmystë shifrat brenda 45-minutëshit të parë.

Arsenali arrin t’i rezistojë jo më shumë se tetë minuta Manchster City-t në “Etihad”. Nëpërmjet një aksioni të nisur në thellësi të gjysmëfushës së tyre, “Qyetarët” arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë me anën të “bishës” Haaland, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin pas shpinës së portierit Raya.

Një gol i realizuar në njëfarë mënyrë me dhunë nga kamionët në fuqi, të cilët nuk duan kurrsesi të lënë pikë në shtëpi përballë rivalit të drejtpërdrejtë për titullin.

Barazon shumë shpejt Arsenali. Në minutën e Calafiori, i asistuar nga Martinelli e dërgon topin në rrjetë me një trajektore të mrekullueshëm, 1-1.

Në fundin e pjesës së parë, “Topçinjtë” gjejnë edhe golin e dytë me Gabriel. Një festë që u prish disi nga kartoni i dytë i Trossard, që la Arsenalin në inferioritet numerik.

Arsenali mundi të rezistonte gjatë gjithë pjesës së dytë, por në minutën e 8-të shtesë Stones ktheu baraspeshën në rezultat, me skuadrat që detyrohen të ndanë pikët.

(Të gjithë golat)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco