Tifozët e Romës kundër klubit dhe lojtarëve, banderolë në mbështetje të De Rossit

Tifozët e Romës kundër klubit dhe lojtarëve, banderolë në mbështetje të De Rossit

19:12, 22/09/2024

Pas shkarkimit të Daniele De Rossi, në ditën e dorëheqjes së CEO-s Lina Souloukou, ndeshja në Olimpico midis Romës dhe Udineses u hap me protestën e ashpër të sektorit të tifozëve më të zjarrtë të Romës.

Në falt, “Curva Sud” i shkretë në gjysmën e parë të ndehsjes. Protesta përfshiu edhe pjesën tjetër të stadiumit me një breshëri kritikash për skuadrën verdhekuqe, teksa futbollistët hynin në fushë për të bërë nxehjen, por edhe më pas, gjatë leximit të formacioneve. Vetëm Pisilli, Dybala dhe El Shaarawy u duartrokitën.

Fishkëllimat më shurdhuese erdhën për kapitenin e verdhekuqve, Lorenzo Pellegrini. trajneri Juriç gjithashtu nuk u prit ngrohtë.

Në minutën e 30-të, Curva Sud lëshoi thirrje pro De Rossit dhe kundër klubit e lojtarëve. Menjëherë më pas në tribuna u shfaq një pankartë në favor të ish-trajnerit:

"Edhe nëse nuk ka gjë të tillë si mirënjohje në futboll, mos harroni se do të mbeteni gjithmonë thelbi i romanizmit... shihemi së shpejti Daniele".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco