Bylisi humb penallti, Vllaznia e mposht pastër në “Loro Boriçi”

Bylisi humb penallti, Vllaznia e mposht pastër në “Loro Boriçi”

18:57, 22/09/2024

Vllaznia nuk bën blof në “Loro Boriçi” përballë Bylisit në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, fiton 2-0 ndaj ballshiotëve dhe shkon në kuotën e 13 pikëve në krye të klasifikimit, në tentativë për të krijuar një shkëputje të vogël ndaj rivalëve.

Ekipi kuqeblu e dominoi ndeshjen, por duhet pranuar që pati edhe pak fat në rastin e penalltisë së Bylisit, që u shpërdorua nga Ruçi.

Pas një pjesë të parë ndjeshëm më të mirë nga Vllaznia, por e raste të pakonkretizuara, ndryshimi i rezultatit erdhi në fillim të pjesës së dytë.

Në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, Stojanovic kërcën me kokë dhe mposht portierin Hasanbelli.

Mallakastriotet e patën mundësinë e artë për të barazuar në të 64-tën, por “panenka” e Ruçit përfundoi në traversë, pastaj jashtë.

Golin e sigurisë për rezultatin përfundimtar 2-0 për Vllazinë e realizoi Bekim Balaj 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për kapitenin e shkodranëve, ndeshja me Bylisin ishte e 100-ta në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco