Para derbit të madh/ Milani mund Interin në sfidën e U-20, shënon djali i Ibrës

Para derbit të madh/ Milani mund Interin në sfidën e U-20, shënon djali i Ibrës

13:35, 22/09/2024

Ka përfunduar dueli mes Inter U20 dhe Milan U20, ku kuqezinjtë kanë triumfuar me shifrat 1-3.

Sfida u zhbllokua fillimisht nga kuqezinjtë me Dutu në minutën e 18′ dhe në të 29-ën djali i Zlatan Ibrahimoviç, Maksimilian ka dyfishuar shifrat.

Para fundit të pjesës së parë zikaltrit shkurtuan diferencën me Moskonin.

Sfida u vulos në minutat shtesë të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Bonomi. 

Kështu është mbyllur derbi i parë i ditës, teksa në mbrëmje luhet derbi mes të rriturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco