Guardiola: Arsenali, rivali ynë më i madh

Guardiola: Arsenali, rivali ynë më i madh

12:20, 22/09/2024

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, vlerëson edhe njëherë rivalin e kampionëve të tij këtë të diel, Arsenalin, që është kthyer në skuadrën që po e bezdis më shumë ekipin e tij të paktën gjatë dy sezoneve të fundit.

Tekniku katalanas skuadra e të cilit është e vetmja me pikë të plota në Premier Ligë pas katër javëve të para, tha për djemtë e Artetës: “Ka qenë gjithmonë një ndeshje e ngushtë në vitet e fundit. Unë mendoj se ne jemi një ekip i mirë, por edhe ata janë të mirë. Ata bëjnë shumë gjëra të mira, ata janë një ekip i kompletuar, prandaj ata ishin rivalët tanë më të mëdhenj në dy sezonet e fundit. Në këtë fazë të hershme të sezonit, asgjë më shumë se atmosfera për ndeshjen e ardhshme nuk ka rëndësi. Për sa i përket tabelës, nuk është shumë e rëndësishme. Do të jetë e rëndësishme kur të shkojmë në Londër në gjysmën e dytë të sezonin. Ata bëhen më të fortë çdo sezon.

Cili është sekreti i tyre? Mund të pyesni Mikel Artetën, sepse nëse unë them diçka ata do të thonë se unë po luaja lojëra mendjesh apo diçka të tillë. Unë nuk e bëj këtë, sepse nuk jam i zoti. Unë kam pasur gjithnjë një opinion superlativ për të dhe skuadrën e tij. Në të dy sezonet e fundit ata kanë qenë pranë titullit, por të tillë kemi qenë edhe ne dhe vazhdojmë të jemi”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco