Derbi spektakolar i Stambollit, Gallatasarai i jep ‘leksion’ Fenerbahçes së Murinjos

Derbi spektakolar i Stambollit, Gallatasarai i jep ‘leksion’ Fenerbahçes së Murinjos

21:30, 21/09/2024

Gallatasarai i jep “leksion” në derbi Fenerbahçes së Zhoze Murinjos, duke e mposhtur me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar. 

Dueli u zhbllokua në minutën e 20-të, ku një predhë e Torreirës nga distanca, preku shtyllën, u përplas në trupin e portierit Livakoviç dhe përfundoi në rrjetë. Miqtë gjetën e dhe golin e dytë në pjesën e parë me Mertens, duke bërë që  45 minutat e para të mbylleshin me rezultatin 0-2.

Në minutën e 59-të ishte Sara ai që shënoi golin e tretë për Gallatasarain duke vrarë përfundimisht sfidën. Për golin e nderit të vendasit mendoi Xheko në minutën e 63-të, duke shënuar me penallti, por vetëm kaq, pasi në fund festa ishte e gjitha për Gallatasarain që kryeson me 18 pikë në 6 javë, plot 5 më shumë se Fenerbahçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco