Drejtori i Tiranës: Fitojmë derbin për Gerti Bogdanin

Drejtori i Tiranës: Fitojmë derbin për Gerti Bogdanin

19:53, 21/09/2024

Partizani dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e sotme supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Derbi i kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” do të startojë në orën 20:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

“Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar.

Kemi nevojë për stabilitetin pasi rrezikshmëri kemi. Në aspektin e mbrojtjes duhet të përmirësohemi, sepse ne i analizojmë gjatë gjithë kohës. Të jem i sinqertë në disa raste, fati nuk ka qenë me ne. Tirana më shumë se Partizani sot? Ka tifozë”, tha Ibraimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco