Lajmi i fundit

ODEON/ 'Unë, Fojerbahu', Ervin Bejleri: Teatri u përket atyre që e ngulin thikën në shpirt

Nuk mjaftojnë 2 golat e Edon Zhegrovës, Lille ndalet nga Strasbourg

Nuk mjaftojnë 2 golat e Edon Zhegrovës, Lille ndalet nga Strasbourg

19:48, 21/09/2024

Dy gola të Edon Zhegrovës ishin të pamjaftueshëm për Lille që të marrë një fitore sot.

Skuadra ku luan ylli kosovar barazoi 3-3 në shtëpi ndaj Strasbourgut në Ligue 1.

Zhegrova kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të me një gol të bukur pas asistit nga Gomes.

12 minuta më pas, Zhegrova shënoi sërish, kësaj radhe me kokë për 2-0.

Miqtë u kundërpërgjigjën me dy gola po ashtu në pjesën e parë me Santos dhe Emegha.

Madje, Strasbourg arriti edhe të kalonte në epërsi në minutën e 66-të nëpërmjet Nanasi.

Por, Jonathan David me një gol nga penalltia bëri që ndeshja të mbyllej pa fitues.

Kësisoj, Lille tani ka shtatë pikë pas pesë ndeshjeve në vendin e shtatë, teksa Strasbourg me një pikë më pak gjendet në vendin e 10-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco