Arteta jep këtë deklaratë për supersfidën Manchester City-Arsenal

Arteta jep këtë deklaratë për supersfidën Manchester City-Arsenal

17:11, 21/09/2024

Mikel Arteta e ka quajtur Manchester Cityn si skuadrën më të qëndrueshme në historinë e Premier League përpara përballjes së Arsenalit me kampionët në “Etihad”, që do të luhet nesër.

Trajneri spanjoll pret që të jetë një atmosferë shumë nxehtë dhe dëshiron që skuadra e tij të dëshmojë se mund të jetë konkurruese.

“Ne presim një ndeshje vërtet konkurruese”, ka thënë fillimisht Arteta në konferencë për mediat.

“Ne shkojmë në shtëpinë e kampionëve, skuadra që mendoj se në historinë e Ligës Premier ka qenë më e qëndrueshme ndonjëherë, jo vetëm për sa i përket rezultateve, por edhe për sa i përket dominimit dhe performancave të qëndrueshme”.

“Kjo është sfida, ne duhet të shkojmë atje dhe të dëshmojmë se përsëri kemi bërë një hap tjetër dhe mund të konkurrojmë”, ka shtuar më tej Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco