Ish-mbrojtësi kampion, tifozi special i Tiranës në derbi

Ish-mbrojtësi kampion, tifozi special i Tiranës në derbi

16:32, 21/09/2024

Kristi Vangjeli do të jetë tifozi special i Tiranës. Ish-lojtari dhe lideri i bardhebluve dje ishte në “Skënder Halili”.

Në momentin që hyri në kompleks, trajneri Bledi Shkëmbi dhe ndihmësi i tij, Sabien Lilaj, lanë punën dhe takuan ish shokun e ekipit. Të njëjtën gjë bëri edhe Gledi Mici.

Vangjeli takoi më pas të gjithë stafin e vjetër, drejtorin Ibraimi që ndoqi dje stërvitjen nga fillimi në fund.

Po kështu, ai pa nga afër të gjithë përgatitjet. Vangjeli është një lojtar kampion me Tiranën e sezonit 2019-2020, si dhe ndihmëstrajner.

Aktualisht në Australi, Vangjeli do të jetë tifoz special i bardhebluve në këtë takim derbi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco