Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrëfimi i bujshëm i arbitrit pas 17 vitesh: I fala kartonin e kuq Messit, kërkova fanelën e tij pas ndeshjes

Rrëfimi i bujshëm i arbitrit pas 17 vitesh: I fala kartonin e kuq Messit, kërkova fanelën e tij pas ndeshjes

20:17, 20/09/2024

Rrëfimi i bujshëm, disa vite më vonë, nga arbitri Carlos Chandia, tani 59 vjeç, tha se e ndihmoi Leo Messin në gjysmëfinalen e Copa America 2007 duke falur argjentinasin nga kartoni i verdhe pas nje prekje me dore që mund të sillte kartonin e dyte dhe si pasoje te kuqin. Kjo do të thoshte se kampioni argjentinas do të humbiste finalen e shumëpritur kundër Brazilit për shkak të skualifikimit.

Me atë rast arbitri i ndeshjes mbylli jo një, por dy sy, duke i thënë në mënyrë eksplicite fituesit të tetë herë të Topit të Artë se po e falte, por në këmbim po i kërkonte fanellën e tij, por vetem “pas ndeshjes per te mos rene ne sy”. Messi ishte vetëm 20 vjeç ne ate khe, por tashmë ishte konfirmuar si një yll botëror me fanellën e Barcelonës, me të cilin kishte fituar tashmë dy La Liga dhe një Champions League, ndersa vuante per t’u shejnteruar te Argjentina.

Një ‘mallkim’ që përfundoi vetëm me Kupën e Amerikës të fituar në vitin 2021 në Brazil, duke mposhtur vendasit në Maracanã, një sukses i ndjekur nga triumfi në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm. Deri atëherë, kampioni i Rosarios kishte humbur tre finale të Kupës së Amerikës (2007, 2013 dhe 2015) dhe finalen e Botërorit të Brazilit në 2014. Dhe ishte pikërisht në të parën nga këto finale, ajo e Kupës së luajtur në Venezuelë në 2007. 

Arbitri dëshmon pas 17 vitesh: "I fala kartonin e kuq Messit sepse kishte finalen mbrapa. Kërkova fanelën e tij pas ndeshjes"

Ja historia e treguar prej tij: “Ndodh që Messi tashmë kishte një karton të verdhë dhe unë shtova tre minuta ne fund. Argjentina po fitonte 3-0 kundër Meksikës dhe Messi, nga hiçi, merr një top dhe e mban me duar, por në mes te fushës, pa shanse shënimi për ekipin meksikan apo diçka të tillë”, tha Chandia teksa foli për “El VBar Caracol”.

“Iu afrova dhe i thashe: kjo është një e verdhë, por do të të kushtojë fanelen dhurate pas ndeshjes”, dhe nuk ia tregova të verdhën, sepse kishin mbetur dy minuta e gjysmë dhe unë do t’i hiqja mundësinë për të luajtur finalen e Copa America 2007 në Venezuelë”, tha arbitri kilian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco