Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

Statistikat/ Produktiviteti i Ronaldos, me Ancelottin makineri golash, dështim total me Teg Hag

Statistikat/ Produktiviteti i Ronaldos, me Ancelottin makineri golash, dështim total me Teg Hag

16:04, 20/09/2024

Cristiano Ronado nuk ka ndryshuar shumë skuadra gjatë karrierës së tij të gjatë e të lavdishme në futboll. E ka nisur që në vitin 2002 me Sportigun e Lisbonës e 22 vitë më vonë vijon të jetë protagonist në fushën e gjelbër.

Aktualisht pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, në total CR7 numëron 18 trajnerë në karrierën e tij.

Sigurisht që ata që kanë lënë më shumë gjurmë në formonim e tij janë legjenda të trajningut si Sir Alex Ferguson, Jose Mourinho, Ancelotti...

Një fakt interesant tregon që pikërisht nën drejtimin e italianit, te Reali i Madridit, CR7 ka pasur produktivitetin më të lartë para portës.

Shifrat e nxjerra nga një studim i Transfermarkt tregojnë se me Ancelottin trajner “ylli” portugez realizonte mesatarisht 1,11 gola për ndeshje. Më shumë se një gol për ndeshje (Ronaldo ka realizuar edhe nën drejtimin e Benitezit (1.04) dhe Mourinhos (1.02).

Shifër shumë të ulët sa i përket produktivitetit, CR7 e ka regjistruar me Ten Hag, te Manchester United, në përvojën e dytë në “Old Trafford”: 0.19 gola për ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco