Njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Zhoel Embiid, ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Filadelfia-s, e cila do të skadojë në vitin 2029.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në tre vitet e ardhshme, basketbollisti kamerunas me pasaportë amerikane, do të përfitojë plot 193 milion dollarë.
Kjo marrëveshje është një ndër më të mëdhatë në NBA, ndërsa bashkë me sezonet e ardhshme, 2024-2025 dhe 2025-2026, Embiid do të përfitojë rreth 301 milion dollarë.
Embiid u aktivizua në NBA në vitin 2014 dhe që atëherë nuk ka ndryshuar më klub.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: