Enrique, për grevën e futbollistëve: Në Francë jemi me fat, kemi katër ndeshje më pak

Enrique, për grevën e futbollistëve: Në Francë jemi me fat, kemi katër ndeshje më pak

14:56, 20/09/2024

Shumë lojtarë dhe trajnerë kanë komentuar mbi mundësinë e hyrjes në grevë, duke pasur parasysh numrin e madh të ndeshjeve që do të luhen në sezonin 2024/25, duke përfshirë riformatimin e garave evropiane dhe Kupën e Botës për Klube. Luis Enrique, trajner i PSG-së, dha mendimin e tij për këtë temë, këtë të premte.

Ai e hodhi poshtë mundësinë që lojtarët të hyjnë në grevë, duke deklaruar se klubet duhet të përshtaten me kalendarin. Ai kujtoi se Ligue 1 ka katër ndeshje më pak se katër ligat më të mira në botë.

“Ne jemi me fat që liga jonë ka dy skuadra më pak, që do të thotë katër ndeshje më pak. Kampionati francez është ndryshe. Ne duhet të përshtatemi me kërkesat e klubit. Nuk kam shumë për të thënë. Ne do të duhet të përshtatemi me kalendarin”, tha ai në një konferencë për shtypin në pritje të udhëtimit për në Reims, këtë të shtunë.

Do të kalojnë vetëm 72 orë nga ndeshja me Gironan në Champions, por spanjolli edhe një herë nuk ankohet.

“Është pushimi më e shkurtër që mund të kemi, me vetëm dy ditë ndërmjet çdo ndeshjeje. Rreziku pas Champions League ekziston. Ne do të luajmë jashtë kundër një ekipi të mirë, por shpresojmë se mund t'i menaxhojmë këto rrethana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco