Courtois ndjehet krenar për krahasimin që i bëhet me Iker Casillas

Courtois ndjehet krenar për krahasimin që i bëhet me Iker Casillas

14:37, 20/09/2024

Një nga sallat e “Santiago Bernabeu” ishte “skena” e premierës së dokumentarit të Thibaut Courtois, kushtuar procesit të rikuperimit të tij pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

“E kisha të qartë që në fillim se do të kthehesha mirë dhe i fortë”, shpjegon portieri belg për “Marca”.

“Nuk u tremba në asnjë moment, kisha pak merak kur nisa seancat e para stërvitore se si do të më përgjigjej gjuri. Në çdo rast nuk e braktisa palestrën, edhe kur nuk luaja.

Tani e shoh qetësisht, pa qarë, por në atë moment, ajo ulërima; Kur e dëgjova mendova: pse bërtita ashtu? Sidoqoftë, trembesh në këto momente, kur mendon se diçka nuk shkon. Ishte një proces i gjatë dhe e vështirë rehabilitimi deri në fund, por qëllimi u arrit.

Krahasimi me Casillas më mbush me krenari. Unë thjesht bëj punën time, madje përpiqem ta bëj atë në mënyrën më të mirë. Nëse njerëzit mendojnë se është kështu, kjo është shumë mirë. Personalisht, thjesht dua të ndihmoj ekipin. Kur isha 8-vjeçar, as që mund të ëndërroja të isha pjesë e Real Madridit. Kjo ëndërr e madhe është përmbushur, tani shpresoj të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën”, tha portieri i Real Madridit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco