Superfundjava e Serie A/ Derbi Inter - Milan

Superfundjava e Serie A/ Derbi Inter - Milan

14:32, 20/09/2024

I keni parasysh ato fundjavat plot emocione ku kryefjalë është spektakli sportiv dhe emocionet e pakrahasueshme që ai të dhuron? Kjo që po vjen do të jetë një nga ato fundjava, pasi kur bëhet fjalë për SERIE A, tifozët shqiptarë dhe jo vetëm janë të gatshëm ta bëjnë atë pjesë të jetës së tyre. Nga e premtja deri të hënën, një festë e vërtetë sportive në kampionatin italian.

Tashmë jemi në rivalitetin e ndezur dhe në fushë do të zbresin të mëdhenjtë përballë njëri-tjetrit.

Image

Mes të premtes mbrëma dhe së shtunës janë 5 ndeshje emocionuese, në epiqendër të të cilave është përplasja e dy rivalëve të përjetshëm,           JUVENTUS - NAPOLI, të shtunën në orën 18:00. Në “Allianz Stadium”, pas triumfit në Champions por stanjacionit në kampionat, torinezët e Thiago Motës mirëpresin në shtëpi Napolin sfidues nën drejtimin e Antonio Kontes. Mes Vlahoviç - Jëlldëz dhe Lukaku - Kravarshkelia në fushë dhe dy tifozerive kundërshtare të përbetuara jashtë saj, adrenalina është më e pakta që do të përjetoni në këtë superndeshje.

Ndërkohë që e diela është dita e spektaklit të madh, me 3 supersfida për të mos u humbur për asnjë arsye. Duke nisur në mesditë, kur në Artemio Franchi të Firences, Fiorentina sfidon Lazion. Teksa në orën 18:00, në Stadio Olimpico, një tjetër tempull i futbollit italian, do të luhet një duel i rëndësishëm dhe vendimtar për vijimësinë e ecurisë së Romës, e gjendur në vështirësi pas 4 javësh kampionat dhe Udineses, që për befasinë e të gjithëve, gjendet në krye të tabelës së renditjes dhe me krenari prezanton për herë të parë fanellën e re.

Image

Por magjia e vërtetë është mbrëmja e së dielës, në orën 20:45, në Milano paralizohet gjithçka, por jo vetëm, miliona tifozë kudo që ndodhen, presin me ankth superderbin e kryeqendrës lombarde, INTER - MILAN. Pas dy rrugëtimeve krejtësisht të ndryshme në sezonin e Serie A dhe Champions League, dy gjigantët e futbollit italian përballë njëri-tjetrit, për të theksuar supremacinë apo për t’u rikthyer te lavdia, sepse Derbi luhet për Lavdi dhe është më shumë se futboll, është kryevepra e tij. Është 1 sfidë që vlen sa 1000, sepse është rrugëtim, është në ADN, është në vena, është ëndrra që bashkon zemra...

Është koha të mbështesim ekipet e zemrës dhe të përjetojmë gjithë këtë magji sportive ekskluzivisht dhe vetëm në TRING SPORT, askund tjetër, në një fundjavë pak të thuash spektakolare, magji që mund ta dhurojë vetëm futbolli italian ekskluzivitet absolut i TRING, për të paktën 5 sezonet e ardhshme, 2024-2029, së bashku me paketën më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse sportive në Shqipëri, ku çdo tifoz mund të ndihet si një nga protagonistët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco