Zirkrzee mëson nga Ruud van Nistelroy: Është fantastik, i mbaj sekret ato që më thotë

Zirkrzee mëson nga Ruud van Nistelroy: Është fantastik, i mbaj sekret ato që më thotë

13:27, 20/09/2024

Joshua Zirkzee bëri bujë në verë me transferimin e tij te Manchester United. Sulmuesi holandez u kërkua me ngulm edhe nga Milani në Serinë A, por zgjodhi “Old Trafford” për vijimin e karrierës.

Nnë një intervistë për “ViaPlay” ai sqaroi se në çdo rast nuk ishte obsesion për të që të zbarkonte në Angli:

“Dua të jem i sinqertë, nuk e kam parë me lakmi Premier League-n. Kurrë nuk kam thënë me vete: Unë dua të luaj në Premier League. Sidoqoftë, kjo ndodhi, u transferova në një klub të madh. Më tërhoqi më shumë Manchester United, jo aq shumë kampionati.”

Zirkzee te “Djajtë e Kuq” ka gjetur bahskëkombësin e tij, një ish-i madh i Manchëster United, Ruud Van Nistelrooy, që punon si zëvendësi i trajnerit Ten Hag:

“Ai është fantastik, dua ta mbaj sekret atë që më thotë. Ka qenë sulmues, bëjmë stërvitje te detajuara bashkë. Mënyra se si punon me mua është shumë e rëndësishme, mund ta kuptoj dhe të mësoj shumë prej tij. Ndër ata sulmues që luajtën në Premier League, të cilët i kam adhuruar, mund të përmend Cristiano Ronaldon, Robin van Persie-n dhe Dennis Bergkamp.”

Joshua është aktivizuar gjithsej në katër ndeshje dhe ka shënuar një gol me fanellën e United në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco