Ishte në detyrë që nga viti 2018, largohet trajneri i Australisë

Ishte në detyrë që nga viti 2018, largohet trajneri i Australisë

13:13, 20/09/2024

Arnold Graham nuk është më trajner i Australisë. Ai dha dorëheqjen nga posti i tij pas rezultateve të dobëta në kualifikueset e Kupës së Botës: humbje kundër Bahreinit (0-1) dhe barazim me Indonezinë (0-0).

“Drejtimi i “Socceroos” ka qenë kulmi i karrierës sime dhe një nder i vërtetë. Jam jashtëzakonisht krenar për arritjet tona, nga thyerja e rekordeve deri te kultivimi i talentevëve të rinj dhe krijimi i historisë”, tha trajneri, duke shpjeguar se vendimi erdhi “pas një reflektimi të kujdesshëm”.

“Futbollistët kanë një të ardhme të ndritur përpara dhe kam besim se ata do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën”, shtoi trajneri 61-vjeçar, i cili ishte në detyrë që nga gushti 2018. Ai udhëhoqi ekipin australian në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës 2022, në Katar.

Drejtori ekzekutiv i Federatës Australiane, James Johnson, zbuloi se tashmë po kërkohet një pasardhës:

“Me afrimin e ndeshjeve vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës 2026 (kundër Kinës dhe Japonisë), është thelbësore që ne të identifikojmë kandidatin e duhur për të udhëhequr ekipin tonë të talentuar tani dhe në të ardhmen.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco