VIDEO/ Si Henry apo si Ronaldinho? Futbollisti i ‘Aspirinave’ la gojëhapur komentatorët!

VIDEO/ Si Henry apo si Ronaldinho? Futbollisti i ‘Aspirinave’ la gojëhapur komentatorët!

11:47, 20/09/2024

Victor Boniface la gjurmë në ndeshjen e Bayer Leverkusenit në Champions League, edhe pa shënuar gol. Sulmuesi nigerian ishte protagonist i një veprimi surreal të stilit “Henry”, që la pa fjalë edhe komentatorët e ndeshjes kundër Feyenordit (0-4).

Futbollisti i “Aspirinave” fitoi skenën me një lojë të bukur në fazën e ndërtimit të aksionit për golin e dytë të gjermanëve në fushën e Feyenoordit: një lëvizje të jashtëzakonshme e këmbëve të Boniface, që fillisht shmangu dy kundërshtarë me dy tunele radhazi dhe më pas u përgatit të gjuante me këmbën e djathtë, por kaloi topin te Frimpong me këmbën e majtë, duke parë nga ana tjetër. Shoku i tij i skuadrës më pas kaloi për Alex Grimaldo i cili e gjuajti atë në rrjetë.

Veprime të jashtëzakonshme të Boniface, që të kujtojnë edhe magjitë e Ronaldinhos, i cili, kur pasonte apo jepte asiste, e kthente kokën nga ana tjetër. Thjesht për t’i hequr kapelën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco