VIDEO/ Bëri kryqin në Olimpiadën e Parisit, dënohet me 5 muaj pezullim

VIDEO/ Bëri kryqin në Olimpiadën e Parisit, dënohet me 5 muaj pezullim

11:01, 20/09/2024

Serbi Nemanja Majdov, kampion bote në xhudo, u skualifikua për pesë muaj si pasojë e një veprimi që bëri në Olimpiadën e fundit në Paris. 28-vjeçari është fokusuar nga kamerat duke bërë shenjën e kryqit.

Bazuar në rregullore, Majdov u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos pasi "tregoi një shenjë të qartë fetare kur hyri në fushë", një gjest i treguar nga kamerat pak përpara ndeshjes kundër grekut Theodoros Tselidis, më 31 korrik. Çdo gjest fetar është i ndaluar nga neni 3 i Kodit të Etikës të IJF.

 

 

Prandaj, Majdov, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Botëror në Budapest, në vitin 2017, dhe i argjendit në kampionatin botëror këtë vit, në Abu Dhabi, si dhe dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian (2018 dhe 2020), është pezulluar nga pjesëmarrja në të gjithë turnetë për 5 muajt e ardhshëm, pra deri në shkurt 2025.

Sportisti serb, i cili ka marrë mbështetjen e bashkatdhetarëve të tij, duke përfshirë Novak Djokovicin, nuk është absolutisht i penduar dhe do t'i bënte të gjitha këto veprime përsëri, pavarësisht se duhet të paguajë një çmim kaq të shtrenjtë.

Majdov kishte marrë paralajmërime për gjestin e kryqit në ngjarje të tjera para Olimpiadës, por këmbëngul se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga shprehja e besimit të tij të krishterë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco