VIDEO/ Pritja e pabesueshme e ‘maces’ Raya, Arteta: S'kisha parë si kjo!

VIDEO/ Pritja e pabesueshme e ‘maces’ Raya, Arteta: S'kisha parë si kjo!

10:22, 20/09/2024

Videoja e portierit spanjoll, David Raya, në momentin e penalltisë së Reteguit, në ndeshjen Atalanta-Arsenal (0-0) në Champions League, ka bërë xhiron e botës.

Në minutën e 51-të ai jo vetëm priti penalltinë, por shmangu golin në vijim të aksionit mbi vijën fatale.

Ndërsa VAR-i po analizonte pamjet për të kuptuar më saktë nëse Partey kishte kryer ndërhyrje të gabuar, spanjolli mori një vendim.

“Shkova në pankinë gjatë konsultimit të VAR-it, sepse do të më duhej të prisja pak kohë. Fola me trajnerin e portierëve (Iñaki Caña) për të mësuar më shumë se çfarë duhej bërë.

Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt, ndaj merita i takon edhe atij. Ai i bën të gjitha punët, ndaj edhe ne i japim meritat”, ka shpjeguar Raya për kanalin TNT Sports.

 

 

“Është ndoshta një nga pritjet më të mira që kam parë në karrierën time. Ishte e pabesueshme. Vitin e kaluar ai ishte tashmë shumë i rëndësishëm për ne, por ky sezon filloi në mënyrë të jashtëzakonshme. Në këtë ndeshje na mbajti në lojë, ky është realiteti”, tha trajneri Mikel Arteta pas barazimit pa gola në Bergamo.

"Isha me fat që shkova në krahun e duhur," vazhdoi Raya, "pastaj unë u ngrita mjaft shpejt prita edhe goditjen e dytë. Është fantastike të jesh në gjendje të mbash portën të pakrekur dhe të ndihmosh skuadrën të fitojë të paktën një pikë.”

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, gjithashtu vlerësoi spanjollin: “Ai është një mace! Pritja e parë është e mirë, por në të dytën ishte i pabesueshëm. Besoj se portieri ishte vendimtar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco