Familjarët e Toto Schillacit kujtojnë momentet e fundit prekëse: Zemra e tij nuk donte të pushonte

Familjarët e Toto Schillacit kujtojnë momentet e fundit prekëse: Zemra e tij nuk donte të pushonte

10:13, 20/09/2024

Funerali i Toto Schillacit në Palermo ka parë një vërshim të vërtetë njerëzish, që donin t’i jepnin atij lamtumirën e fundit. Një gjest i thjeshtë dashurie dhe falënderimi për ish-sulmuesin e shquar italian.

Një nderim i detyrueshëm, që nuk e habiti familjen, e vetëdijshme se sa shumë ishte ende i dashur mes njerëzve, që nuk e kishin harruar kurrë ndër vite.

Gruaja e tij Barbara Lombardo dhe djali Mattia donin ta nënvizonin këtë: “Ai e meriton gjithë këtë respekt, jemi të prekur nga dashuria e madhe e njerëzve në këto ditë shumë të hidhura për ne si familje”.

Lumturi për të parë kaq shumë njerëz duke bërë homazhe për Toto, por edhe trishtim e dhimbje e thellë për një vdekje të parakohshme, të padrejtë, të pamëshirshme.

Schillaci ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, i sfilitur nga një sëmundje e pashërueshme, kundër së cilës luftoi deri në fund.

“Ai luftoi aq shumë, sa zemra nuk donte t’i pushonte, sepse e dinte që ne ishim atje”, tha gruaja e tij Barbara në lot, duke rikthyer ditët e fundit të Toto, siç tregoi edhe vëllai i tij, Giovanni: “Dashuria e tij ishte e madhe, nuk donte të na linte. Është një dhimbje e madhe për ne, por jemi vërtet të lumtur për këtë dashuri që po tregon Italia dhe Palermo. Një dashuri dhe respekt që ai e meritonte plotësisht”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco