Gjyshja e Yamal tregon kërcënimet: Na kanë zili, po duan të më vrasin, këtu më kanë!

Gjyshja e Yamal tregon kërcënimet: Na kanë zili, po duan të më vrasin, këtu më kanë!

09:40, 20/09/2024

Lamine Yamal vazhdon të mrekullojë me magjitë e tij në fushat e gjelbra, si me Barcelonën dhe me përfaqësuesen spanjolle. Megjithatë, jo të gjithë e shohin me dashamirësi suksesin e tij.

Në fakt, babai i tij tashmë ka marrë disa plagë me thikë për të cilat u desh të shtrohej në spital. Tani, është gjyshja e talentit të Barcelonës, Fátima, ajo që denoncon publikisht kërcënimet e vazhdueshme me vdekje që merr.

Programi “Espejo Público” i Antena 3 udhëtoi për në lagjen Rocafonda të Mataró, ku banon Fátima, e vetmja në familje që ka mbetur atje pas asaj që ndodhi me babanë e Lamine Yamal. "Pas asaj që i ndodhi Mounirit, nuk mund të ha nga tronditja, nga frika. Më është mbyllur stomaku".

Gjyshja e sulmuesit të ri tha se në lagje janë "ziliqarë" për jetën që kanë tani dhe arritjet e Lamine Yamal që kur u grumbullua në ekipin e parë të Barcelonës.

“Njerëzit që sulmuan Mounirin më thanë se do të ndodhë edhe me mua. Nëse duan të më vrasin, këtu më kanë”, tregoi gruaja, duke bërë të qartë se merr kërcënime me vdekje.

Pavarësisht gjithë kësaj, Fatima tha se nuk ka në plan të largohet nga shtëpia e saj dhe se sado që suksesi i nipit t'i mërzitë disa, nuk do të heqin dorë nga origjina e tyre. Babai i Yamal është nga Maroku ndërsa e ëma nga Guinea Ekuatoriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco