Derbi i Milanos në 'San Siro', ndeshja që do thyejë rekordin e të ardhurave

Derbi i Milanos në 'San Siro', ndeshja që do thyejë rekordin e të ardhurave

19:42, 19/09/2024

 

E diela në mbrëmje rikthen derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit në ‘San Siro’. Stadiumi pritet që të jetë në kapacitet të plotë prej 75.817 tifozësh, ndërsa qindra mijëra të tjerë do e ndjekin ndeshjen nga ekrani.

Ky duel duket se do thyejë rekordin e të ardhurave sa i takon biletave, me mediet tej Adriatikut që kanë bërë një përllogaritje të përafërt.

Sipas mediave italiane derbi shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter – Juve në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A.

Pas 4 javëve të para të Serie A, Inter pozicionohet në vendin e tretë me 2 fitore dhe 2 barazime, ndërsa nga ana tjetër rivalët kuqezi ndodhen në mesin e tabelës teksa kanë regjistruar dy barazime, 1 fitore dhe 1 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco