Cepello bën me përgjegjësi Zlatanin: Është shefi, apo jo?

Cepello bën me përgjegjësi Zlatanin: Është shefi, apo jo?

16:08, 19/09/2024

Milan duket qartazi se është në krizë, në një gjendje të vështirë që mund të përkeqësohet të dielën në mbrëmje, në derbin e Madonninas.

Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme, vëmendja e të gjithëve mbetet e përqendruar te kriza teknike me të cilën përballet klubi kuqezi. Një krizë që e ka vënë në pikëpyetje shumë serioze pozicionin e trajnerit Paulo Fonseca.

Për këtë temë, përmes rubrikave të “La Gazzetta dello Sport”, është shprehur edhe një legjendë e “Djallit” si Fabio Capello:

"Kur mora një ekip, isha i vëmendshëm për të kaluarën, por i vendosa idetë e mia në të. Gjithmonë kam nxjerrë verë, me rrushin që kam pasur. Çfarë cilësie rrushi ka në dispozicion Fonseca?

Duhet të pyesim ata që bënë ndërhyrjet në merkato. E dëgjova shefin në TV (Zlatan Ibrahimovic), thoshte se është në krye, apo jo? Kështu që edhe ai ka njëfarë përgjegjësie”.

Kur u pyet se çfarë duhet të bëjë Fonseca, Capello më pas shpjegon:

"Duke hyrë në kokën e lojtarëve. Unë nuk mendoj se ekipi e ka shpirtin konkurrues. Duket sikur nuk janë përgatitur për të përballuar situata ndryshe nga ato të stërvitjes. Pa fitimit të titullit, u duk sikur ishin të ngopur. Tomori dukej si fenomen, ndërsa so po vuan shumë. Ndoshta atë tension mund t’ua injektojë Ibra, atij nuk i mungonte kur ishte vetë në fushë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco