Formula 1/ Po i rrëshqet titulli nga duart, Verstapen ‘mbledh’ Red Bullin

Formula 1/ Po i rrëshqet titulli nga duart, Verstapen ‘mbledh’ Red Bullin

15:48, 19/09/2024

Duket e pabesueshme, por Maks Vestapen është ende në kërkim të fitores së tij të parë në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.

Piloti i Red Bullit mbërrin këtë fundjavë në “Marina Bay” në një moment aspak të lehtë, pasi prej shtatë garash nuk arrin të triumfojë në F1.

Megjithatë edhe pse prej kohësh nuk ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit, Verstapen mbetet në vendin e parë të renditjes me 59 pikë avantazh nga Lando Norris i MekLarenit, kur kanë mbetur edhe shtatë gara deri në përfundim të kampionatit botëror.

Holandezi kërkon të lërë pas këtë periudhë negative rezultatesh dhe vjen i karikuar në Singapor, aty ku pret të hedhë një hap të rëndësishëm drejt titullit të katërt radhazi kampion në Formula 1.

“Kemi mësuar nga gabimet e javës së kaluar në Baku dhe mund të provojmë disa gjëra në mënyrë të ndryshme këtë fundjave në Singapor. ‘Marina Bay’ është një cirkuit fantastik, por presim të jetë pa më shumë impenjativ, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë në të kaluarën. Na pret një garë si zakonisht e fortë, në një vend të nxehtë dhe me lagështi”, shprehet Verstapen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco