Në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Laipcig e vlefshme për javën e parë të Champions-it, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone analizoi takimin e sotëm i programuar për në ora 21:00.
Trajneri argjentinas i jep vlerë fitores në formatin e ri pasi parashikon që tetë të parët që do të shkojnë direkt në 1/8-at.
“Do të duhen 20 pikë e ndoshta më shumë. Duhet të fitojmë, skuadrat duhet të fitojnë. Formati i ri na fton të gjithëve të vëmë bast për të fituar.
Mund të shohim një Champions më argëtuese për njerëzit, sepse, e përsëris, skuadrat duhet të fitojnë patjetër. Në këtë edicion të ri barazimet shërbejnë deri në një pikë të caktuar”, deklaroi tekniku argjentinas.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: