Sfida në Champions, Barcelona grumbullon dy 16-vjeçarë

Sfida në Champions, Barcelona grumbullon dy 16-vjeçarë

15:08, 19/09/2024

Barcelona është mbështetur shumë në akademinë e tyre të të rinjve në La Masia gjatë viteve të fundit, dhe ndërsa mesfusha e tyre hyn në një krizë tjetër dëmtimi, Hansi Flik mund të detyrohet të peshkojë sërish në skuadrat e të rinjve.

Kushërinjtë Toni dhe Gile Fernandez kanë qenë duke u stërvitur me ekipin e parë këtë javë pasi Dani Olmo do të mungojë deri në mes të tetorit dhe Fermin Lopez që u dëmtua të martën, me të njëjtën periudhë rikuperimi të parashikuar.

Dyshja e 16- vjeçarëve janë përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Monakon sonte në 21:00.

Ferran Torres, Pau Viktor, Pablo Torre dhe Ansu Fati i rikthyer do të shpresojnë të gjithë për minuta të parë, teksa mes të grumbulluarve janë përfshirë edhe të rinjtë Andres Kuenka e Sergi Dominguez.

Ndaj Monakosë, Hansi Flik pritet t’i besojë ekipit që mundi Gironën në fundjavë, ndërkohë që homologu Hyten gjithashtu nuk ka ndër mend të revolucionarizojë ekipin e tij.

Golovin dhe Akliush i preferuar ndaj Minaminos do të mbështesin Embolo, ndërkohë Kehrer do të udhëheqë prapavijën së bashku me Salisu, që pushoi gjatë fundjavës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco