Buzëqeshin te Milani, titullari i portës gati për derbin

Buzëqeshin te Milani, titullari i portës gati për derbin

14:35, 19/09/2024

Dëtmimi  i Mike Maignan në humbjen 1-3 të Milanit përballë Liverpoolit në Champions e kishte vënë në dyshim serioz praninë e tij mes shtyllave në derbin e Milanos, të dielën në mbrëmje.

Nga kampi kuqezi sot kanë dalë lajme të mira mbi gjendjen fizike të francezit. Maignan është stërvitur rregullisht me portierët e tjetë të skuadrës, çka do të thotë se do të jetë nën urdhrat e Fonsecas për ndeshjen me Interin.

Vlen të përmendet fakti se ky është lëndimi i tij i 10-të, edhe pse nuk ishte një çështje serioze. Drejtuesit e Milanit janë duke u angazhuar aktualisht në bisedimet për kontratën e re të 29-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco