'Kam vuajtur me shumë se një grua kur lind', Enrique tregon stresin që përjetoi ndaj Gironas

'Kam vuajtur me shumë se një grua kur lind', Enrique tregon stresin që përjetoi ndaj Gironas

14:24, 19/09/2024

PSG nuk e pati të lehtë debutimin në Champions këtë sezon. Fitorja ndaj Gironas, ekipit që ishte surpriza e La Ligas sezonin e kaluar, erdhi vetëm në minutën e fundit, falë gafës së portierit Paulo Gazzaniga, që i dha mundësinë Nuno Mendesit të shtynte topin për në rrjetë. Luis Enrique, në përfundim të takimit, tregoi se çfarë i kishte thënë kolegut të tij të ekipit spanjoll.

 “Në fund të ndeshjes, i thashë Michelit (trajner i Gironas) se kisha vuajtur më shumë sesa vuan një grua gjatë lindjes së fëmijës”, tha trajneri parisien në konferencën për shtypin.

“Sigurisht që nuk kam lindur kurrë, nuk kam qenë protagonist. Por kam vuajtur shumë për shkak të lojës, nevojës për të fituar dhe për të marrë tri pikë. E pashë që ishte e vështirë për ne të krijonim rrezik në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte ndryshe, por ne humbëm shumë raste”, shpjegoi më tej Enrique.

“Kur afrohet minuta e 90-të dhe sheh se nuk je në gjendje të fitosh ndeshjen e parë, në mënyrë të pashmangshme vuash”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco